Dhëmbët e fëmijës tuaj janë shumë të rëndësishme. Inkurajimi i higjenës orale nga mosha e herëshme ju ndihmonë fëmijëve tuaj të kenë shëndet të mirë dentar për tër jetën.
Është shumë e rëndësishme që ju të kujdeseni për dhëmbët e tyre dhe pastaj t’i informoni për rëndësin e shëndetit dentar kur ata janë në gjendje të kujdesen për vetën.
Sipas Dentistëve të Klinikës Gjermane vetëm për shkak se dhëmbët e fëmijës janë të qumështit dhe nuk janë të përhershem nuk do të thotë se nuk janë të rëndësishme. Përkundrazi ju duhet të krijoni zakone të shëndetshme për të shmangur prishjen e dhëmbëve të fëmijëve duke ndjekur këto udhëzime.
Të gjithë e dimë se Coca Cola është e rrezikshme për shëndetin tonë, por prap se prap vazhdojmë të konsumojmë nga dy apo më shumë kanaçe në ditë.
A e dini sa lugë sheqer përmban Coca Cola në kanaçe? Apo çfarë dëmi mund të ju shkaktojë në shëndetin tuaj? Çfarë mund të ju ndodh dhëmbëve tuaj?
Këtu kemi disa të dhëna që do të ju lënë të habitur:
Sheqeri
Një Coca Cola përmban sheqer më shumë se 9 lugë të çajit. Bakteriet të cilat jetojnë në gojën tonë hajnë sheqer, dhe si rezultat prodhojnë acid. Ky acid pastaj fillon të zgjerohet në të gjitha pjesët ku gjendet kolona e bakterieve, duke ju lejuar që bakteriet të lëvizin në zonat e gërryera dhe përfundimisht çon deri te dëmtimi i dhëmbëve. Koha që kalon derisa përfundoni pirjen e lëngut mund të rritë dhe të zvogëlon dëmtimin e dhëmbëve. I duhet vetëm 20 sekonda që bakteria të prodhojë acid por efekti i saj mund të zgjatë 30 minuta.
Acidi
Erozioni dentar është një lloj i prishjes së dhëmbëve që rezulton më nga kontakti i lëngut acidik me dhëmbët tuaj. Pijet e freskta sikur Coca Cola dhe Coca Cola Dietike përmbajnë acidin fosforik, acid i cili përdoret në pastruesit industrial. Erozioni nga acidi fosforik i bën efekt të tërë dhëmbit, ndryshe nga erozioni i lokalizuar që të çon drejt dëmtimit të dhëmbëve. Bashkë me acidin e formuar nga bakteriet, Coca Cola bënë kërcënim të dyfishtë te smalti i dhëmbëve. Simptomat e eriozionit dentar mund të përfshijnë: ndjeshmëri, dhimbje, transparencë, plasaritje etj.
Ngjyra
Ngjyra “Carmel” është përdorur për të i dhënë ngjyrën e kaftë të mbylltë Coca Colës, por zakonisht nuk vendoset për t’i dhënë shije pijes. Ngjyrosja me “Carmel” kontribon në zverdhjen e dhëmbëve tuaj dhe me dobësimin e smaltit të dhëmbëve e bën më të lehtë që dhëmbët tuaj të njollosen. Dhëmbët e verdhë janë të shëmtuar por nuk kanë ndonjë efekt në shëndetin tuaj.
Masa paraprake
Prishja e dhëmbëve mund të parandalohet duke limituar konsumimin e Coca Colës dhe pijëve të tjera të freskta. Këshilla jonë është pijet e feskta t’i pini me shkopinjë për të zvogëluar kontaktin me dhëmbët tuaj. Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet menjëherë pas konsumimit për të ndaluar njollimin dhe për të neutralizuar acidet.
Çdo vit, gjatë sezonit të festave duam të marrim një moment për të reflektuar.
Kemi kënaqësi të madhe të ndajmë pak kohë nga dita jonë e zënë për të ju dërguar një mesazh të përzemërt të gjithë miqëve tanë. Faleminderit pacienteve për besimin, dentisteve, asistentëve dhe gjithë miqëve tanë që e bëjnë suksesin tonë të vazhdueshëm.
Nga i gjithë stafi ynë Gëzuar Vitin e Ri 2016, qoftë një vit i mbarë, i tejmbushur me shëndet dhe gëzime për të gjithë ju!
Klinika do të jetë e hapur me datën 31 deri në orën 18:00 ndërsa data 1 Janar do të jetë ditë pushimi.
Klinika Gjermane e Dhëmbit!
Rr. Nazim Gafurri 68a
10000 Prishtinë
Telefoni: 038 51 88 44
Email: [email protected]
Web: www.klinika-gjermane.de
Pasta e bërë në shtëpi mund të paraqesë një sërë avantazhesh të ndryshme nga pasta industriale, më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë për të bërë një pastë të tillë dhe do të ju duhen vetë pakë minuta.Tani çdo njeri është i zënë duke u përgatitur për vitin e ri. Këtu në zyrën tonë të Klinikës Gjermane të Dhëmbit, ne gjithashtu jemi duke i përpunuar listat tona të qëllineve për Vitit e Ri 2016.
Çfarë është në listat tuaja? Më shumë ushtrime? Më shumë kohë për t’u çlodhur? Një hobi tjeter? Çfarëdo që të jetë, ne duam të ju sygjerojme që ju të shtoni më shumë vizita të rregullta për mirëmbajtjen e higjenës tuaj Dentare. Edhe nëse nuk keni shumë pllakaza apo gurëz kur i pastroni dhe kujdeseni vet për dhëmbët tuaj, ju ende mund të keni një sasi të caktuar të bakterieve mbi dhëmbët tuaj. Dhe këto bakterie duhet kontrollohen me rregullsinë për të parandaluar sëmundjet e mishit të dhembeve dhe problemet e tjera shëndetësore. Tani më shumë se kurrë, shkenca është duke zbuluar lidhje të qarta dhe të drejtpërdrejta në mes të shëndetit oral dhe shëndetin të përgjithshëm të trupit.
Këtu kemi mbledhur disa keshilla se si të bëni shëndetin tuaj dentar pjesë e ndryshimit në Vitit e Ri dhe si qëllim tuaj kryesore të keni një buzqeshje të bukur.
- Vazhdoni me pastrim dhe kontrolla të rregullta. Sa më shpesh që shohim dhëmbët tuaj, më shumë jemi në ngjarje dhe do ta kemi më lehtë të kapim probleme si: sëmundjet e mishit të dhëmbëvë, kancerin oral, dëmtim të dhëmbëve, gjakderdhje etj. Sa më shumë që ruani dhëmbët aq më shumë do të ruani para!
- Nëse do të pini shumë verë të kuqe dhe kafe gjatë sezonit të festave, mbani në mend se këto kanë veti të errësojnë dhëmbët. Konsideroni të caktimoni një termin për zbardhje dhe pastrim të dhëmbëve pas pushimit në mënyrë që të ktheheni formën dhe pamjen e duhur.
- Hani vetëm në kohë te caktuar. Pse? Për rreth 20 minuta pasi ju të pini ose hani diçka, sidomos ushqime me sheqer apo bonbon, goja juaj është nën sulm. Nëse provoni të hani meze të lehtë gjatë gjithë ditës, dhëmbët tuaj do të jenë të ekspozuar për të dëmtuar shumë më gjatë se sa duhet të jenë! Mundohuni të ushqeheni çdo herë në të njëjtën kohë dhe përpiquni të zgjidhni gjëra që nuk janë ngjitëse ose të forta.
- Mos harroni se sheqeri mund të ketë efekte shkatërruese në dietën tuaj, dhe nuk është i mirë as për shendetin dentar. Në vend të ushqimeve dhe pijeve me sheqer ose sasi të lartë të karbohidrateteve (të cilat gjithashtu shndërrohen në sheqer dhe bakteret të ushqyeshme), provoni ushqimet me shumë proteina, kalcium, fosfor si dhe arra, pulë dhe djathë. Përfshini frutat dhe perimet në diten tuaj përshkak të përmbajtjes se tyre të ujit dhe vetive pastruese të dhëmbëve.
- Mos u bëni dembel për higjienën ruaj rutinore në shtëpi. Sigurohuni që të lani dhe pastroni dhëmbët me pe dy herë në ditë, ose edhe më shpesh nëse hani me shumë. Dhe mos harroni se shëndeti juaj oral ndikon në shëndetin e tërë-trupor.
Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju lutem telefononi në nr tonë 038 51 88 44 ose na shkruani në [email protected].
Vizitoni Kliniken Gjermane të Dhëmbit. Kontrolla dhe konsullta është pa pagesë. Ne jemi këtu për të ndihmuar miqtë tanë qe te kene shëndet me të mirë dhe buzëqeshje më të bukur në vitin e ri 2016.
Është mirë që të ju kujtojmë prinëdrve rreth rëndësisë së vizitave tek dentisti në fëmijërinë e hershme dhe krijimit të një rutine dentare në moshë të re.
A e keni ditur që prishja mund të shfaqet sapo të fillojnë dhëmbët të dalin? Prishja e dhëmbit ndikon më shumë se shëndeti oral. Bakteria në gojë mund të përhapet gjithashtu në trup dhe eventualisht kontribuon në sëmundje të zemrës, atak dhe më shumë.
Një buzëqeshje e shëndetshme nënkupton një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur. Këshillat e shëndetit oral për prindërit përfshijnë:
- Krijoni një raport dentar të hershëm. Caktoni një vizitë tek dentist për fëmijën tuaj brenda 6 muajsh pas daljes së parë të dhëmbit apo në ditlindjen e parë të fëmijës tuaj.
- Kufizoni shishet në kohën e gjumit vetëm në ujë. Të fjeturit me lëngje apo qumësht mund të shkaktojnë prishjen tek fëmijët si pasojë e sheqerit nga lëngjet që mbetet në kontakt të gjatë me dhëmbët për periudha të gjata.
- Pastroni biberonët mirë. Vrimat që shkaktojnë bakteriet mund të barten nga të rriturit tëk fëmijët. Mos i pastroni biberonët dhe materialet e tjera me gojën tuaj dhe pastaj t’ua jepni fëmijëve tuaj.
- Pastroni mishrat kur dhëmbët janë duke dalur. Dhëmbët e foshnjave janë të ekspozuar ndaj prishjes sapo të fillojnë të dalin.
- Parandaloni shprehitë e këqija. Thithja e gishtave dhe biberonët pas moshës 2 vjeçare mund të krijojnë dhëmbë të plasaritur apo probleme me kafshimin.
- Luani sigurtë. Nëse fëmija juaj luan ndonjë sport, sigurohuni që ata të përdorin mbrojtëse të gojës. Mbrojtset e gojës mund të ndihmojnë në parandalimin e lëndimeve në nofulla, gojë dhe dhëmbë, dhe janë natyrshëm më të lirë se sa kostoja për të trajtuar një lëndim.
- Zgjedhni ushqime të shëndetshme. Shmangiuni dhënies së ushqimeve që janë të tharta për fëmijën tuaj (të larta në aciditet, që e shkatërron emalimin e dhëmbit), të ngjitshme (e lë sheqerin të qëndrojë në dhëmbë për kohë të gjatë). Opsionet për ushqime të shëndetshme përfshijnë bare me drithëra apo me granola.
Nëse nuk trajtohet, madje edhe në fazën e hershme të jetës, prishja e dhëmbëve mund të ketë implikime serioze për shëndetin afatgjatë të fëmijëve. Nuk është asnjëherë lehtë të krijoni një higjienë të mirë dentale, gjë që do të kontribuonte në shëndetin afatgjatë dhe një jete të shëndetshme për ju dhe fëmijën tuaj.
Është pa ngjyrë, pa shije dhe nuk ka fjalë për të treguar se sa i mrekullueshëm është: Po flasim për ujin. Çdo verë (dhe me të vërtetë çdo kohë të vitit), është miku juaj më i mië. Këtu i kemi sjellur disa nga gjërat e mrekullueshme që uji bën për ju:
Uji ju mbanë të freskët. Pijeni, spërkatuni me të, derdhni ujë në veten tuaj, gjuajuni në të – nuk ka ndonjë mënyrë të keqe për ta përdorur ujin për freskim dhe ftohje. Uji i ndihmon lëkurës tuaj të duket shumë mirë. Kur jeni të dehidratuar, lëkura juaj mund të jetë më e prirur ndaj rrudhosjes dhe plasaritjes. Uji ndihmon në parandalimin e erës së keqe. Është e vërtetë – një nga arsyet më të zakonshme që e shkaktojnë frymëmarrjen me erë të keqe është dehidrimi. Kur nuk ka pështymë të mjaftueshme në gojën tuaj, bakteriet shfaqen gjë që qon në erë të keqe.
Uji nuk përmbanë kalori! Keni nevojë për pak rifreskim? Sidoqë e pini, të thjeshtë, mineral apo me akull, uji e largon etjen tuaj pa ju dhënë ndonjë kalori shtesë. Uji mund të j’u ndihmojë të pastroni dhëmbët tuaj. Në mes pastrimeve me brushë, uji është një nga mjetet dentale më të përdorura që mund t’a përdorni, ngase i largon ushqimet dhe lëngjet e mbetura që mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Nuk është një zëvendësim për brushën dhe perin, por definitivisht mund të j’u ndihmojë shumë.






