Çdo vit, gjatë sezonit të festave duam të marrim një moment për të reflektuar.
Kemi kënaqësi të madhe të ndajmë pak kohë nga dita jonë e zënë për të ju dërguar një mesazh të përzemërt të gjithë miqëve tanë. Faleminderit pacienteve për besimin, dentisteve, asistentëve dhe gjithë miqëve tanë që e bëjnë suksesin tonë të vazhdueshëm.
Nga i gjithë stafi ynë Gëzuar Vitin e Ri 2016, qoftë një vit i mbarë, i tejmbushur me shëndet dhe gëzime për të gjithë ju!
Klinika do të jetë e hapur me datën 31 deri në orën 18:00 ndërsa data 1 Janar do të jetë ditë pushimi.
Klinika Gjermane e Dhëmbit!
Rr. Nazim Gafurri 68a
10000 Prishtinë
Telefoni: 038 51 88 44
Email: [email protected]
Web: www.klinika-gjermane.de
Pasta e bërë në shtëpi mund të paraqesë një sërë avantazhesh të ndryshme nga pasta industriale, më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë për të bërë një pastë të tillë dhe do të ju duhen vetë pakë minuta.Tani çdo njeri është i zënë duke u përgatitur për vitin e ri. Këtu në zyrën tonë të Klinikës Gjermane të Dhëmbit, ne gjithashtu jemi duke i përpunuar listat tona të qëllineve për Vitit e Ri 2016.
Çfarë është në listat tuaja? Më shumë ushtrime? Më shumë kohë për t’u çlodhur? Një hobi tjeter? Çfarëdo që të jetë, ne duam të ju sygjerojme që ju të shtoni më shumë vizita të rregullta për mirëmbajtjen e higjenës tuaj Dentare. Edhe nëse nuk keni shumë pllakaza apo gurëz kur i pastroni dhe kujdeseni vet për dhëmbët tuaj, ju ende mund të keni një sasi të caktuar të bakterieve mbi dhëmbët tuaj. Dhe këto bakterie duhet kontrollohen me rregullsinë për të parandaluar sëmundjet e mishit të dhembeve dhe problemet e tjera shëndetësore. Tani më shumë se kurrë, shkenca është duke zbuluar lidhje të qarta dhe të drejtpërdrejta në mes të shëndetit oral dhe shëndetin të përgjithshëm të trupit.
Këtu kemi mbledhur disa keshilla se si të bëni shëndetin tuaj dentar pjesë e ndryshimit në Vitit e Ri dhe si qëllim tuaj kryesore të keni një buzqeshje të bukur.
- Vazhdoni me pastrim dhe kontrolla të rregullta. Sa më shpesh që shohim dhëmbët tuaj, më shumë jemi në ngjarje dhe do ta kemi më lehtë të kapim probleme si: sëmundjet e mishit të dhëmbëvë, kancerin oral, dëmtim të dhëmbëve, gjakderdhje etj. Sa më shumë që ruani dhëmbët aq më shumë do të ruani para!
- Nëse do të pini shumë verë të kuqe dhe kafe gjatë sezonit të festave, mbani në mend se këto kanë veti të errësojnë dhëmbët. Konsideroni të caktimoni një termin për zbardhje dhe pastrim të dhëmbëve pas pushimit në mënyrë që të ktheheni formën dhe pamjen e duhur.
- Hani vetëm në kohë te caktuar. Pse? Për rreth 20 minuta pasi ju të pini ose hani diçka, sidomos ushqime me sheqer apo bonbon, goja juaj është nën sulm. Nëse provoni të hani meze të lehtë gjatë gjithë ditës, dhëmbët tuaj do të jenë të ekspozuar për të dëmtuar shumë më gjatë se sa duhet të jenë! Mundohuni të ushqeheni çdo herë në të njëjtën kohë dhe përpiquni të zgjidhni gjëra që nuk janë ngjitëse ose të forta.
- Mos harroni se sheqeri mund të ketë efekte shkatërruese në dietën tuaj, dhe nuk është i mirë as për shendetin dentar. Në vend të ushqimeve dhe pijeve me sheqer ose sasi të lartë të karbohidrateteve (të cilat gjithashtu shndërrohen në sheqer dhe bakteret të ushqyeshme), provoni ushqimet me shumë proteina, kalcium, fosfor si dhe arra, pulë dhe djathë. Përfshini frutat dhe perimet në diten tuaj përshkak të përmbajtjes se tyre të ujit dhe vetive pastruese të dhëmbëve.
- Mos u bëni dembel për higjienën ruaj rutinore në shtëpi. Sigurohuni që të lani dhe pastroni dhëmbët me pe dy herë në ditë, ose edhe më shpesh nëse hani me shumë. Dhe mos harroni se shëndeti juaj oral ndikon në shëndetin e tërë-trupor.
Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju lutem telefononi në nr tonë 038 51 88 44 ose na shkruani në [email protected].
Vizitoni Kliniken Gjermane të Dhëmbit. Kontrolla dhe konsullta është pa pagesë. Ne jemi këtu për të ndihmuar miqtë tanë qe te kene shëndet me të mirë dhe buzëqeshje më të bukur në vitin e ri 2016.
Është mirë që të ju kujtojmë prinëdrve rreth rëndësisë së vizitave tek dentisti në fëmijërinë e hershme dhe krijimit të një rutine dentare në moshë të re.
A e keni ditur që prishja mund të shfaqet sapo të fillojnë dhëmbët të dalin? Prishja e dhëmbit ndikon më shumë se shëndeti oral. Bakteria në gojë mund të përhapet gjithashtu në trup dhe eventualisht kontribuon në sëmundje të zemrës, atak dhe më shumë.
Një buzëqeshje e shëndetshme nënkupton një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur. Këshillat e shëndetit oral për prindërit përfshijnë:
- Krijoni një raport dentar të hershëm. Caktoni një vizitë tek dentist për fëmijën tuaj brenda 6 muajsh pas daljes së parë të dhëmbit apo në ditlindjen e parë të fëmijës tuaj.
- Kufizoni shishet në kohën e gjumit vetëm në ujë. Të fjeturit me lëngje apo qumësht mund të shkaktojnë prishjen tek fëmijët si pasojë e sheqerit nga lëngjet që mbetet në kontakt të gjatë me dhëmbët për periudha të gjata.
- Pastroni biberonët mirë. Vrimat që shkaktojnë bakteriet mund të barten nga të rriturit tëk fëmijët. Mos i pastroni biberonët dhe materialet e tjera me gojën tuaj dhe pastaj t’ua jepni fëmijëve tuaj.
- Pastroni mishrat kur dhëmbët janë duke dalur. Dhëmbët e foshnjave janë të ekspozuar ndaj prishjes sapo të fillojnë të dalin.
- Parandaloni shprehitë e këqija. Thithja e gishtave dhe biberonët pas moshës 2 vjeçare mund të krijojnë dhëmbë të plasaritur apo probleme me kafshimin.
- Luani sigurtë. Nëse fëmija juaj luan ndonjë sport, sigurohuni që ata të përdorin mbrojtëse të gojës. Mbrojtset e gojës mund të ndihmojnë në parandalimin e lëndimeve në nofulla, gojë dhe dhëmbë, dhe janë natyrshëm më të lirë se sa kostoja për të trajtuar një lëndim.
- Zgjedhni ushqime të shëndetshme. Shmangiuni dhënies së ushqimeve që janë të tharta për fëmijën tuaj (të larta në aciditet, që e shkatërron emalimin e dhëmbit), të ngjitshme (e lë sheqerin të qëndrojë në dhëmbë për kohë të gjatë). Opsionet për ushqime të shëndetshme përfshijnë bare me drithëra apo me granola.
Nëse nuk trajtohet, madje edhe në fazën e hershme të jetës, prishja e dhëmbëve mund të ketë implikime serioze për shëndetin afatgjatë të fëmijëve. Nuk është asnjëherë lehtë të krijoni një higjienë të mirë dentale, gjë që do të kontribuonte në shëndetin afatgjatë dhe një jete të shëndetshme për ju dhe fëmijën tuaj.

Ne besojmë që pacientët duhet të kenë një marrdhënie të shëndoshë me dentistin e tyre. Kjo është mënyra më e mirë për t’u siguruar që pacientët të marrin kujdesin që u nevojitet, dhe për dentistët të stimulohen në mënyrë që të ofrojnë kujdesin parandalues esencial për të përmirësuar shëndetin oral të pacientëve të tyre për kohë më të gjatë.
Ndryshimet e nevojshme dhe filozofia e punës
Që nga themelimi, Klinika Gjermane e Dhëmbit kishte një vision për shërbimet dentare që dëshironin ti ofronin për pacientët dhe dentistët profesional. Diçka që pacientët mund të kenë besim në të, dhe e cila I fuqizon dentistët të ofrojnë përmirësim në shëndetin oral të pacientëve dhe kujdesit të pacientëve, gjë për të cilën edhe punojnë në këtë fushë. Transformimi I dentristisë është më se I nevojshëm pasiqë kjo i bënë të lirë dentistët të ofrojnë kujdes parandalues shumë më të mirë, përmirësim në shëndetin oral dhe zvogëlim të kostove afat-gjatë.
Stimulim i kujdesit parandalues
Parandalimi është gjithmonë më I mirë se sa shërimi, në të gjitha fushat e kujdesit të shëndetit. Aktiviteti parandalues I shëndetit oral, siç është trajtimi I higjienës orale nga dentisti, apo këshillimi dhe edukimi mbi shëndetin oral, nuk është gjithmonë shumë më I lirë se trajtimet rikuperuese siç janë kurorat apo urat, mirëpo ndihmon në parandalimin e trajtimeve të tilla serioze. Klinika ka krijuar kushtet e posaçme për trajtimin e të gjitha problemeve të pacientëve të saj. Që nga këshillimet për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme periodontale deri tek trajtimet më të ndërlikuara. Kjo për arsye se pacientët janë shumë me rëndësi, kështu edhe trajtimi dhe shërimi I problemeve që ata i hasin gjatë jetës së tyre. Lehtësim I procedurave, informim I drejtë dhe I saktë dhe trajtim adekuat është gjithçka çfarë pacientët kanë nevojë dhe është fuqia e transformimit të dentistrisë.
Dentistë të besueshëm dhe mbështetës
Largimi I barrierave dhe vendosja e praktikave të reja në shërbimet dentare është një nga prioritetet e Klinikës Gjermane. Pacienti duhet të ndihet I lirë të bisedojë dhe të shtrojë pyetje të cilat e shqetsojnë rreth shëndetit të tij oral. Dentisti duhet të jetë çdo herë I gatshëm të ofrojë informatat dhe kujdesin e nevojshëm që kërkon pacienti. Ekipi I dentistëve profesional që punojnë në Klinikën Gjermane ka bërë që këto barriera të hiqen dhe që pacientët të mos e kenë frikë dentistin dhe ta shohin atë si personazhin e keq të filmit. Që nga mosha e fëmijërisë, disa njerëz janë të prirur të krijojnë frikën si pasojë e ndonjë përjetimi të keq tek dentist. Disa prej tyre, kjo frikë I përcjellë edhe në moshën e mëvonshme gjë që e pamundëson kërkimin e shërimit apo parandalimit për problemet dentare që pacienti mund të ketë. Trajtimi me kujdes dhe qasja e lehtë dhe e afërt, besueshmëria dhe mbështetja që dentistët e Klinikës Gjermane u ofrojnë pacientëve të tyre, është fuqia e transformimit të dentistrisë.
Kur pacientët kërkojnë një buzëqeshje të re, Klinika Gjermane e Dhëmbit me kënaqësi u’a ofron atë duke u kujdesur për shëndetin dhe bardhësinë e dhëmbëve të tyre.

Ndryshimi i përceptimit të dentistrisë kërkon mendim radikal, qasje të veçantë të kujdesit të pacientëve dhe dëshirës për të parë përtej dhëmbëve. Të kuptuarit se shëndeti oral nuk mund të ndahet nga shëndeti në përgjithësi, dentistët tanë kombinojnë historinë e shëndetit oral dhe të përgjithshëm të pacientëve tanë për të identifikuar kushtet e mundshme mjeksore. Ne besojmë që për shumë vite eksperiencë pune në zgjidhjen e problemeve të ndryshme që kanë pacientët tanë, si dhe kujdesit ndaj parandalimit të këtyre problemeve, kemi arritur që të krijojmë një staf shumë profesional dhe të përkushtuar për të ofruar ndihmën e nevojshme që të gjithë pacientët e kërkojnë.
Është e rëndësishme të njohim gjërat e vogla që mund të bëhen të mëdha. Frymëmarrja me gojë, pozita e gjuhës dhe sjelljet ndikojnë në mënyrën e rritjes së fytyrës dhe mund të krijojë zhvillim të dobët të fytyrës, frymëmarrja gjatë gjumit, çrregullimet e TMJ ose dhëmbë të shpeshtë. Edhe pse kjo mund të mos duket e rëndësishme, në shumicën e rasteve problemet me frymëmarrjen ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm të pacientit. Për këtë arsye njerëzit kërkojnë dentistët më të mirë në Prishtinë. Pacientët kanë arsye t’u buzëqeshin dentistëve tanë veçanarisht kur ata shikohen në pasqyrë pas largimit të protezave. Sytë e tyre shkëlqejnë kur ata e përjetojnë buzëqeshjen e tyre të re.
Dentistët e Klinikës Gjermane janë të kënaqur me marrdhëniet që ata krijojnë me pacientët e tyre, duke I parë ata se si vetëbesimi I tyre rritet si rezultat e buzëqeshjes së tyre të re. Dentistët tanë arrijnë ti njohin dhe ti kuptojnë problemet dhe shkaktarët e këtyre problemeve që pacientët tanë mund të kenë. Prandaj edhe pacientët u besojnë atyre.
Përkushtimi ynë
Si dentistët më të mirë në Prishtinë, ne dëshirojmë që pacientët tanë të kuptojnë se sa kanë rëndësi për ne dhe më poshtë kemi renditur disa nga standardet se çfarë mund të presin nga klinika jonë:
- Ne u përkushtohemi juve plotësisht
- Ju do të pranoni shërbime nga dentistë shumë miqsorë
- Materialet që ne përdorim janë të kualitetit më të lartë
- Pajisjet the operimet janë nga më modernet dhe konform rregullave dhe ligjit
- Dentistët dhe asistentët tanë janë mirë të trajnuar dhe rregullisht janë pjesë e trajnimeve dhe kurseve, në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë e tyre
- Nëse keni dhimbje dhëmbi, do të caktojmë një takim të menjëhershëm që nga momenti kur na telefononi
- Përveç në rastet emergjente, koha juaj e pritjes në klinikën tonë do të jetë shumë e vogël në momentin kur caktoni termin
- Ne do të jemi gjithmonë të sinqertë më ju, dhe në çdo kohë ne do të trajtojmë dhëmbët tuaj me kujdes dhe profesionalizëm
- Ne besojmë që përceptimi juaj për ne është gjithmonë I duhuri, duke qenë se stafi ynë përmbanë në vete dentistët më të mirë në Prishtinë
- Klinika jonë ofron çmimet më transparente dhe të volitshme në treg. Gjithmonë duke ofruar shërbime të vlerës dhe kualitetit të lartë kështu që ju të përfitoni sa më shumë.
Buzëqeshja e bukur ndihmon në rritjen e vetë-vlerësimit dhe Klinika Gjermane është me fat të jetë pjesë e këtij transformimi.


