Shëndeti dhe kujdesi ndaj dhëmbëve
Çelësi për dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje të shëndetshme gjatë jetës tuaj është praktika e higjienës së duhur orale. Edhe të rriturit mund të fitojnë dëmtim të dhëmbëve, gjithashtu edhe sëmundje të mishit të dhëmbëve, që mund të pasojnë me probleme serioze. Kujdesi ndaj dhëmbëve është shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit tonë në përgjithësi, si atij trupor edhe atij mental.
Pse është i rëndësishëm kujdesi ndaj dhëmbëve?
Gjatë jetës tonë, ekzistojnë disa gjëra që janë shumë të rëndesishme për kujdesin ndaj dhëmbëve, gjë që ndikon në shëndetin e trupit tonë në përgjithësi. Keni dëgjuar për moton: “Dhëmbë të shëndoshë, në trup të shëndoshë”. Kjo është qështja. Kujdesi ndaj dhëmbëve është esencial për të pasur shëndet të mirë dhe për të kuptuar më shumë ndiqni hapat në vazhdim që duhet ti praktikoni për shëndetin tuaj oral:
- Pastroni dy herë në ditë dhëmbët tuaj me pastë nga fluoruri që të largoni pllakëzat bakteriale – një pjesë e ngjitur në dhëmbët tuaj që ndikon më së shumti në prishjen e dhëmbit.
- Kufizoni përdorimin e sheqerit apo ushqimeve të ngrira, veçanarisht atyre që mbesin të ngjitura në dhëmbët tuaj. Sa më shpesh që merrni këto ushëime në mes ushqimeve kryesore, shanset janë më të mëdha që t’u jepni acide bakterieve që më pas e sulmojnë emalimin e dhëmbit tuaj.
- Vizitoni dentistin tuaj rregullisht për pastrime dhe kontrolla profesionale
Tek kujdesi ndaj dhëmbëve, për çfarë probleme dentale duhet të jeni të vëmendshëm?
Edhe nëse i pastroni dhëmbët rregullisht, mund të ballafaqoheni me probleme të ndryshme të shëndetit oral. Fatmirësisht, ne mund të ju ndihmojmë që ti kuptoni sa më parë dhe në mënyrë të suksesshme këto probleme:
- Sëmundja e mishit fillon si malcim nullesh (gingivitis), e cila në këtë fazë të hershme është ende e riparueshme. Simptomat e gingivitis-it përfshijnë skuqje, ënjtje apo mishra të ndjeshëm që tentojnë të gjakosin kur i pastroni me brushë. Nëse I vëreni ndonjërën nga këto simptoma, vizitoni dentistin tuaj para se të zhvillohet ndonjë problem më serioz. Fazat e avansuara të sëmundjes së mishit të dhëmbëve mund të shkaktojnë edhe humbjen e tërësishme të dhëmbit.
- Dëmtimet e dhëmbëve përreth mbushjeve (që ndryshe quhen, prishje të ripërsëritura) dhe prishjet në sipërfaqen e rrënjës së dhëmbit ndodhin më shumë kur fillojmë të plakemi. Kështuqë, është shumë e rëndësishme të pastrojmë dhëmbët me pastë nga fluoruri dhe të vizitojmë dentistin rregullisht.
- Ndjeshmëria mund të jetë një problem tjetër me kalimin e viteve. Mishrat tuaj natyrshëm fillojnë të tërhiqen me kohë, duke ekspozuar pjesë të dhëmbit që nuk janë të mbrojtura me emalim. Këto pjesë janë pre e dhimbjeve për shkak të ushqimeve dhe pijeve të ngrohta apo të ftohta. Nëse përjetoni ndjeshmëri tek dhëmbët, provoni një pastë dhëmbësh, kundër-ndjeshmërisë. Nëse problemi vazhdon, vizitoni dentistin tuaj, pasiqë ndjeshmëria mund të jetë indikatorë për ndonjë problem tjetër më serioz, siç është dëmtimi i dhëmbëve, plasaritja apo thyerja e dhëmbit.
- Kurorat përdoren për të forcuar dhëmbët e dëmtuar. Një kurorë mbulon tërësisht dhëmbin e dëmtuar. Përveç se për forcimin e dhëmbit të dëmtuar, kurora përdoret edhe për të përmirësuar dukjen, formën dhe renditjen. Implantet dhe urat përdoren për të zëvendësuar dhëmbët e humbur. Konsultohuni me dentistin nëse ju mund të bëni implante.
Si mundet kujdesi ndaj dhëmbëve të ndikojë që ata të duken më të bardhë?
Gjatë pastrimeve tek dentisti, ai do të largojë ngjyrën e padëshirueshme që shkaktohet nga ushqimi dhe duhani. Në ndërkohë, përdorimi i pastës me efekte zbardhjeje gjithashtu mund të ndihmojë në largimin e këtyre sipërfaqeve me ngjyrë të errët. Nëse ngjyra ka qenë prezente për shumë vite, mbase do të keni nevojë për pastrim profesional në mënyrë që ti largoni këto shenja të jashtme.
Ngjyrat e brendshme mund të zbardhohen, lidhen apo mbulohen. Përderisa secila nga këto metoda është e sigurt dhe efektive, dentisti do të ju rekomandojë se cilin trajtim duhet të merrni varësisht nga gjendja e dhëmbëve tuaj dhe rezultati që dëshironi të arrini.
Kujdesi ndaj dhëmbëve kërkon kohë dhe shumë mund që të jetë në nivelin e duhur. Çdo herë që konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë sheqer apo niseshte, bakteriet në pllakëza prodhojnë acid që e sulmon dhëmbin tuaj për 20 minuta ose më shumë. Që të reduktoni dëmtimin në emalimin e dhëmbëve tuaj, kufizoni numrin e ushqimeve të thata dhe pijeve. Dhe kur hani ushqime të thata, zgjedhni ushqimet me kalori me baza ushqyese siç është djathi, jogurti, frutat apo perimet e papërpunuara.
Për këshilla më të detajuara apo konsultim, zbardhja e dhëmbëve dhe kujdesi ndaj dhëmbëve në përgjithësi, vizitoni Klinikën Gjermane të Dhëmbit. Aty ku kujdesi dhe trajtimi profesional nuk do të ju mungojë.
Pasta është një substancë e butë, e aplikuar nga një tub mbi dhëmbët, e cila është shumë efektive në pastrimin e tyre. Ajo heq grimcat e ushqimit nga sipërfaqja e dhëmbëve. Fluori përmban brenda pastë dhëmbësh qe ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes si dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pasta e dhëmbëve gjithashtu ofron frymëmarrje të freskët dhe një buzëqeshje të shëndetshme.
Pastrimi i dhëmbëve, fluori dhe pastrimi me pe janë komponentet thelbësore të higjienës dentare. Efikasiteti i tyre mund të rritet më tej me pastrim profesional nga dentisti.

Dhëmbët e pjekurisë – Seti i fundit i dhëmballave
Dhëmbët e pjekurisë janë njejtë sikur dhëmbët e tjerë, përveç që ata janë të fundit që rriten në gojën tuaj. Ata shfaqen diku në mes të fundit të adoleshencës dhe në mes të-njëzetave. Nuk janë quajtur dhëmbë të pjekurisë për arsye se ju bëjnë juve më të pjekur, por sepse ata vijnë zakonisht në një kohë kur një person ka arritur niveli e pjekurisë që do të duhej të ndikonte në rritjen e nivelit të mençurisë. Sipas disa studimeve të fundit, shpjegohet se truri mbase do të mund të arrinte pjekurinë e plotë rreth kohës kur dhëmbët e pjekurisë fillojnë të dalin.
Pse duhet të dini për dhëmbët e pjekurisë?
Ata shpesh keqkuptohen. Varësisht se sa shpesh janë të keqkuptuar ata mund të dëmtojnë dhëmbët tjerë afër tyre, nervat, madje edhe nofullën. Dhëmbët e pjekurisë mund të jenë të ndikuar gjithashtu. Kjo I referohet atij rasti kur ata gjenden ende nën mishin e dhëmbëve apo pjesërisht e dëmtojnë sipërfaqen e mishit. Dhëmbët e pjekurisë që janë pjesërisht të dukshëm shkaktojnë dy probleme të mundshme. Hapjet në mishra mund t’a bëjnë më të lehtë depërtimin e bakterieve brenda kështu duke shkaktuar infeksion. Ata mund të jetë e vështirë ti arrini edhe gjatë pastrimit të dhëmbëve, gjë që i bën ata lehtë të ekspozuar ngaj prishjeve dhe infeksioneve.
Këshillimi me dentistin do të ju ndihmojë që të gjeni opsionet e e mundshme për tejkalimin e problemit. Është e pazakontë për dentistin të heqë dhëmbët e pjekurisë para se ata të paraqesin ndonjë problem për ju. Procesi I trajtimit dhe shërimit është shumë më I lehtë tek pacientët e rinjë sesa tek më të vjetrit. Dentisti mbase do të zgjedhë që kohë pas kohe të bëjë ekzaminimin me rreze X në dhëmbët tuaj të pjekurisë dhe thjeshtë të mbajë nën vëzhgim zhvillimin e tyre. Në disa raste, ai mund të ju rekomandojë të shkoni tek kirurgu oral për kontrollë të mëtutjeshme.
Ekzistojnë dy raste nëse dhëmbët e pjekurisë duhet të hiqen:
- Nëse dhëmbi I pjekurisë është komplet I ekspzuar, mund të hiqet në mënyrë të njejtë sikur hiqet çdo dhëmb tjetër.
- Nëse dhëmbi i pjekurisë është nën mish (komplet apo pjesërisht), një prerje apo operim I vogël është I nevojshëm. Kjo zakonisht bëhet nga kirurgu oral. Ai mbase do ta bëjë heqjen e dhëmbit në pjesë të vogla sesa të gjithin përnjëherë, në mënyrë që të zvogëlojë heqjen e kockës.
Heqja e dhëmbëve të pjekurisë kalon në disa hapa:
- Hapsira ku gjendet dhëmbi do të marrë një anestezion lokal.
- Varësisht nga preferencat tuaja dhe kompleksitetit të heqjes së dhëmbit, dentisti juaj mbase do të ju japë dhe ca sedativë, në mënyrë që të ju ndihmojë të ndjeheni të relaksuar. Ekzistojnë nivele dhe metoda të ndryshme të sedativëve varësisht nga niveli I nervozës tuaj. Nëse gjendja juaj kërkon nivel më të vogël atëherë nuk do të keni problem të shkoni vetëm në shtëpi, në të kundërtën nëse gjendja juaj kërkon nivel më të lartë sedativësh atëherë bëni mirë që të keni dikë që ju shoqëron deri në shtëpi.
Në Klinikën Gjermane të Dhëmbit kryhen të gjitha heqjet e dhëmbëve përfshirë edhe dhëmbët e pjekurisë. Heqja operative e dhëmbëve zakonisht bëhet në kushtet normale të klinikës, mirëpo për raste më të ndërlikuara I kryen kirurgu oral që është I specializuar për këtë fushë.
Nëse keni probleme me dhëmbët e pjekurisë apo thjeshtë keni nevojë për një dentist profesional që të ju këshillojë se çfarë të bëni, drejtohuni në klinikën tonë. Opsione të ndryshme trajtuese dhe shëruese ofrohen për të gjithë pacientët nga dentistë profesionistë.

Dhimbja e dhëmbit shpesh mund të shkaktohet nga irritimi i nervit të dhëmbit, por ekzistojnë edhe shkaktarë të tjerë të shumtë që ndikojnë në dhimbje. Infeksionet dentare, prishja e dhëmbëve, pllakëzat bakteriale, dëmtimet e dhëmbit, kurorat apo mbushjet e bëra dobët. Ka raste të ndryshme kur dhimbja e zhvilluar jashtë nga dhëmbët të ndikojë në gojën tuaj dhe të japë përshtypjen sikur keni dhimbje dhëmbi. Kjo shpesh ndodhë kur keni problem me nofullat, veshtë, sinuset dhe/apo muskujt. Herë pas here, problemet e zemrës mund të japin gjithashtu ndjesinë e dhimbjes së dhëmbit.
Shkaktarët e dhimbjes së dhëmbit
Dhimbja e dhëmbit dhe e nofullave janë ankesa të përbashkëta. Nuk është e pazakontë që njëra të ndjejë dhimbje të butë nga presioni dhe ekspozimi i dhëmbit ndaj të nxehtit apo të ftohtit. Megjithatë, në qoftëse dhimbja është e rëndë dhe vazhdon për më shumë se 15 sekonda pas presionit apo ekspozimit ndaj temperaturës, atëherë ky mund të jetë një indikator për një problem më serioz. Nëse ka inflamacion të rëndë të dhëmbit, dhimbja mund të kalojë në faqe, vesh ose nofulla. Shenjat dhe simptomat që mund të ju dërgojnë tek dentisti janë si në vijim:
- Dhimbje gjatë përtypjes
- Ndjeshmëri ndaj të ftohtit ose të nxehtit
- Gjakosje apo pëlcitje rreth mishit të dhëmbëve
- Ënjtje rreth dhëmbit apo e nofullës ose faqes
- Dëmtim apo traumë në atë pjesë
Këto shenja dhe simptoma janë zakonisht të ndërlidhura me prishjet e dhëmbëve apo sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Prishja e dhëmbit apo ndonjë pjesë e skuqur rreth mishit të dhëmbit mund të na tregojë për arsyen e dhimbjes. Nëse shtypni/prekni dhëmbin e infektuar, dhimbja mund të bëhet më e ashpër. Kjo shenjë mund të na tregojë për problemin e dhëmbit edhe nëse dhëmbi duket shumë normal.
Dhimbja e dhëmbit – Diagnostifikimi dhe trajtimi
Një histori mjeksore dhe ekzaminimi fizik zakonisht mund të ndikojnë në diagnostifikimin adekuat. Shpesh herë radiografitë, zakonisht duke u referuar rrezeve X, mund të përdoren njëkohësisht me mënyra të tjera ekzaminimi. Herë pas here, ekzaminimi laboratorik përfshirë EKG-në e zemrës mund ti ndihmojë doktorit. Kjo pasiqë, në rast se porblemi është diçka tjetër përveç dhëmbit apo nofullës, doktori mund të përshkruaj medikamentet e nevojshme për problemin e gjetur. Nëse rasti është më serioz, doktori do të i’u referojë të shkoni në spital për kujdes dhe trajtim të mëtutjeshëm.
Nuk duhet të prisni që dhimbja të ashpërsohet dhe kështu të vije deri tek zhvillimi I sëmundjes periodontale. Për këtë arsye, vizitat e rregullta tek dentisti ndihmojnë në parandalimin apo shërimin në kohë të sëmundjes dhe kështu edhe qetësi nga dhimbja e dhëmbit. Dentistët profesionistë që janë të angazhuar në Klinikën Gjermane të Dhëmbit do të ofrojnë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm për çfarëdo problemi me dhëmbët tuaj ku si pasojë e tyre vuani nga dhimbja e dhëmbit. Lirohuni nga dhimbja duke u trajtuar në klinikën me dentistët më të mirë në Prishtinë.
Dhimbja e dhëmbit është një dhimbje në ose rreth dhëmbit që shkaktohet nga:
- Prishja e dhëmbit
- Dhëmbi I krimbur/infektuar
- Thyerja e dhëmbit
- Një mbushje dëmtuar
- Mocionet e përsëritura, të tilla si përtypja e çamçakëzit ose bluarja e dhëmbit
- Mishrat e infektuara

1. Çfarë hani ka shumë rëndësi!
Edhe pse shumica e sheqerkave mund të duken të padëmshme, ngrënja e tepërt dhe ekspozimi konstant ndaj sheqerit do të jetë shumë I dëmshëm për dhëmbët tuaj. Sheqerkat e forta qojnë dhëmbët tuaj në rrezik pasiqë përveç që mund të jenë të mbushura me sheqer, ato mund të shkaktojnë edhe emergjenca dentale siç janë dhëmbët e thyer apo të grimcuar. Alternativa më e mirë? Hani çamçakëza pa sheqer.
2. Akulli është për freskim, jo të përtypet
Do të ishi mahnitur se sa shumë njerëz mendojnë që akulli është I mirë për dhëmbët e tyre. Është I bërë nga uji, pastaj, nuk përmbanë sheqer apo adetivë të tjerë. Mirëpo, përtypjet e gjërave të forta mund të bëjnë dhëmbët tuaj të lehtë ndaj emergjencave dentale dhe të dëmtojnë emalimin. Këshillë: Largojeni këtë shprehi dhe kënaquni me ujin në formën e tij të lëngshme.
3. Shikoni për sasinë e agrumeve (citrusit) që merrni
E vërteta është që ekspozimi I vazhdueshëm ndaj ushqimeve acidike e shkatërron emalimin, dukë I bërë dhëmbët me kohë më të prekshëm ndaj prishjes. Kështuqë edhe pse një shtrydhje e limonit ose limës mund ta kthej gotën tuaj me ujë në një kënaqësi të vërtetë, nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë për gojën tuaj. Lëngjet dhe frutat acidike (citric) mund të irritojnë plagët e gojës. Sigurohuni të pini shumë ujë të thjeshtë.
4. Jo e gjithë kafeja është e mirë për ju
Në formën e tyre natyrale, çaji dhe kafeja mund të jenë zgjedhje të shëndetshme. Fatkeqësisht shumë njerëz nuk mund të rezistojnë tu shtojnë sheqer. Çaji dhe kafeja që përmbajnë kafeinë të shtuar mund gjithashtu të thajnë gojën tuaj. Pirja e vazhdueshme e kafesë dhe çajit gjithashtu mund të njollosë dhëmbët tuaj. Nëse I konsumoni, sigurohuni të pini shumë ujë dhe provoni ti mbani shtesat e sheqerit apo kafeinës në minimumin e tyre.
5. Ushqimet ngjitëse janë ankthi më I keq I gojës tuaj
Kur vendosim të marrim ushqime të shëndetshme, shumë njerëz vendosin fruta të thata në majë të listës. Por shumica e frutave të thata janë ngjitëse (që ngjiten në dhëmbët tuaj). Ushqimet ngjitëse qëndrojnë më gjatë në dhëmbët tuaj sesa ushqimet e tjera. Nëse e gjeni veten duke ngrënë fruta të thata, sigurohuni që pastaj të shpëlani gojën me ujë dhe të pastroni dhëmbët me brushë dhe me pe në mënyrë të kujdesshme.
6. Jini të vëmendshëm ndaj gjërave që janë “kërcëlluese”
Kush nuk e pëlqen një çips kërcitës të mirë? Fatkeqësisht çipsat janë të mbushur me niseshte (amidon), që tenton të bllokohet në dhëmbët tuaj. Nëse keni vendosur të shkoni pas këtyre ushqimeve, merrni kujdes të shtuar kur të pastroni dhëmbët me pe atë ditë, që të largoni të gjitha mbetjet e ushqimit që mund të qojnë në krijimin e pllakëzave bakteriale.
7. Shkëmbeni pijet e gazuara me ujë
Kur hani ushqime me sheqer apo pini pije me sheqer për një kohë të gjatë, bakteriet përdorin atë sasi të sheqerit për të prodhuar acid që e sulmon emalimin tuaj, pjesën e fortë të sipërfaqes tuaj të dhëmbit. Shumica e pijeve të karbonizuara, përfshirë edhe pijet dietike, janë me acid dhe të dëmshme për dhëmbët tuaj. Pijet me kafeinë të shtuar siç është Coca Cola gjithashtu mund të thajnë gojën tuaj. Nëse konsumoni pije të gazuara, provoni të pini një gotë ujë në të njejtën kohë.
8. Zvogëloni konsumimin e alkoholit
Alkoholi shkakton dehidratimin dhe tharjen e gojës. Njerëzit që pijnë jashtë mase mund ta kuptojnë se sasia e pështymës që prodhojnë do të reduktohet me kohë, gjë që qon në prishjen e dhëmbit dhe infeksioneve të tjera orale siç është sëmundja e mishit të dhëmbëve. Përdorimi I madh I alkoholit mund të rrisë gjithashtu edhe rrezikun tuaj nga kanceri I gojës.
9. Keni kujdes nga pijet sportive
Ato duken të shëndetshme, por sheqeri është një nga përbërësit kryesor I shumicës së pijeve sportive dhe pijeve energjike. Pijet sportive mund të jenë të dobishme për atletët e rinjë që janë të angazhuar në aktivitete fizike të gjata dhe të forta, por në shumicën e rasteve janë të panevojshme. Para se ta merni gëllënjkën e radhës, kontrolloni ambalazhin që të siguroheni se pija që keni zgjedhur ka nivel të ultë të sheqerit ose pini ujë.
Më shumë se pamje
Mendojeni njërin nga aktorët apo këngtarët tuaj të famshëm të preferuar. Shanset thonë se ata të gjithë kanë buzëqeshje të bukura, me dhëmbë të drejtë dhe të bardhë. Një buzëqeshje e shëndoshë nuk është vetëm pjesë e standardit tonë ideal të bukurisë, por është gjithashtu pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë në përgjithësi.
Rreziqet e fshehura të shëndetit
Nëse ne nuk kujdesemi për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, atëherë bakteriet rriten në dhëmbët tonë si pllaka bakteriale. Kjo mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve, që qon në dëmtim të dhëmbëve (kavitet) dhe malcim nullesh (gingivitis), formë sëmundjeje e mishrave.
Sidoqoftë, ju mund ti parandaloni problemet e dhëmbëve dhe mishrave dhe të keni një buzëqeshje të shëndetshme me këto 10 hapa që do ju tregojmë në vazhdim:
1. Përdorni brusha të pastra
Pastroni dhëmbët dy herë në ditë. Përdorni pastë dhëmbësh me përbërje të fluorurit. Ndërroni brushën tuaj çdo 3-4 muaj, ose edhe më herët nëse fillon të dëmtohet.
2. Pastroni dhëmbët tuaj me pe çdo ditë
Kjo mënyrë e pastrimit largon mbetjet e ushqimit dhe pllakëzat bakteriale që brusha juaj e dhëmbëve nuk mund ti arrijë.
3. Konsiderojeni të rëndësishëm shpëlarjen
Përdorni shpëlarjen me fluorur. Studimet kanë treguar se përdorimi I pastës së dhëmbëve me fluorur dhe shpëlarjes është shumë më efektiv sesa përdorimi vetëm I pastës së dhëmbëve me fluorur, në mënyrë që të parandalohet prishja e dhëmbëve. Shpëlarja e gojës nuk rekomandohet për fëmijët nën moshën 6 vjeçare.
4. Vizitoni Dentistin
Vizitoni dentistin tuaj rregullisht në mënyrë që ti pastroni dhëmbët dhe të merni një ekzaminim të gojës, në mënyrë që të parandalohen shumë sëmundje.
5. Anashkaloni sheqerin
Për arsye se të gjitha ushqimet që pëmbajnë sheqer kontribuojnë në prishjen e dhëmbit, shmanguni ushqimeve si pijeve të gazuara, sheqerkave, ëmbëlsirave dhe pastave, për shkak se të gjitha këto përmbajnë nivel të lartë të sheqerit. Gjithashtu, kufizoni ngrënien e gjërave të imta midis vakteve të ushqimit. Çdo herë që ju hani sheqer, dhëmbët tuaj janë më të ndjeshëm në 20 minuta më pas.
6. Kontrolloni Fluorurin
Jeni të vetëdijshëm që fluoruri, I cili shtohet zakonisht në ujin e mbyllur me tapë ndihmon në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve, mund të jetë në nivel shumë të ultë në ujë të filtruar dhe në shumicën e ujit në shishe për të qenë I dobishëm. Shumica e filtruesve të ujit nuk e largojnë fluorurin, por ata që e përdorin distilimin me avull, osmozën kundër aluminit të aktivizuar, e largojnë atë.
7. Mbroni të vegjlit tuaj
Fluoruri I gjendur në ujë është I dobishëm dhe I sigurtë si për të rritur ashtu edhe për fëmijë. Prandaj, mbroni të vegjlit tuaj duke u kujdesur për përmbajtjen e fluorurit si në ujë ashtu edhe në pastën e dhëmbëve që përdorni për ta.
8. Ndërpreni pirjen e duhanit
Duhani është një nga shkaktarët dhe kontribuesit kryesorë të sëmundjeve të mishit të dhëmbëve tek të rriturit. Përveç ç’ngjyrosjes së dhëmbit (perfitimi I ngjyrës së hirtë tek dhëmbët), mund të shkaktojë kancerin e gojës, probleme në shërim pas ndonjë procesi dental, dhe dhëmbë të njollosur.
9. Dëshironi perla të bardha?
Nëse dëshironi ti zbardhni dhëmbët, bisedoni me dentistin tuaj për mundësitë që I keni. Dentisti juaj mund të iu rekomandojë një procedurë efektive duke u bazuar në llojin e ngjyrës dhe nëse keni pasur lidhës ose mbushje nga ngjyrosja e dhëmbëve. Mundësitë mund të përfshijnë:
• Zbardhje ansore në karrige që mund të bëhet në zyren e dentistit tuaj
• Zbardhje-mbi-kënd që përmbajnë peroksid
• Pasta ç’ngjyrosëse që përmbajnë lëndë gërryese të buta.
10. Njihni rreziqet tuaja
Ju mund të përmirësoni shëndetin tuaj oral dhe shëndetin tuaj në përgjithësi duke punuar me dentistin tuaj për të zvogëluar rreziqet nga të gjtiha sëmundjet.




