Në klinikën tonë dentale në Prishtinë, ne ofrojmë stomatologji të kualitetit të lartë me çmime të arsyeshme dhe transparente. Dentistët tanë kanë kënaqësi që të ju asistojnë. Orarin e punës të klinikës tonë mund ta gjeni në këndin e djathtë të web-faqes. Ndjehuni komod dhe të relaksuar në klinikën tonë të shkëlqyer dhe moderne, si dhe përjetoni shkathtësitë profesionale të dentistëve tanë.
Klinika Gjermane e Dhëmbit me krenari garanton rezultate optimale trajtimore nga ana e ekipit me përvojë të gjatë në stomatologji dhe e gjithë kjo “nën një kulm”, në kontekstin e strukturës së centralizuar organizacionale. Katër vjet garancë për protezat, kurorat dhe urat tuaja. Si pacient i klinikës tonë stomatologjike, merrni garancë katër vjeçare për riparimet e protezave, kurorave dhe urave. Nëse riparimi është i domosdoshëm, ju lutem kontaktoni sa më parë klinikat tona. Kjo garancë është e shënuar në fletë-garancën tuaj, të cilën e merrni bashkë me punimin protetik.
- Si pacient i Klinikës Gjermane të Dhëmbit ju përfitoni nga niveli i lartë i sigurisë për të dhënat personale dhe çështjet etike.
- Pa ndonjë detyrim financiar, ju jeni fokusi ynë kryesor. Natyrisht, kjo nënkupton më shumë kohë për trajtim të pacientit, përkujdesje kulmore dhe precize.
- Ju do ti merrni të gjitha shërbimet “nën një kulm”: Konsultimet falas, profilaksa, stomatologji restorative, trajtimet endodontike, implatologji stomatologjike, protetikë dhe produkte të teknologjisë dentale. Kjo garanton rezultate të shkëlqyeshme.
- Teknologjia e lartë dhe moderne na lejon trajtime me invazitet minimal dhe të kujdesshëm gjatë vendosjes së implanteve.
- Ekipi i Klinikës Gjermane të Dhëmbit me kënaqësi ju tregon se jep garancë të plotë për punën e kryer.
Kënaquni me atmosferën komfore të klinikës dhe në hapsirën e pritores tonë.
Koncepti trajtimor holistik. Me ne ju jeni në qendër të vëmendjes!
Qasja jonë ndaj trajtimit fokusohet në përkujdesjen gjithëpërfshirëse të pacientëve tonë, pra ne nuk mbështetemi vetëm në gjendjen e nofullave dhe dhëmbëve gjatë diagnostifikimit tonë, por në organizmin si tërësi. Të gjitha këto veprime do të përshtaten për secilin pacient.





