Qoftë në formë seancash të shkurtra apo trajtim të zgjatur zbardhja e dhëmbëvë në klinikën tonë dentare funksionon shumë mirë. Fizikisht çdo person i cili aplikon për trajtime zbardhimi sheh rezultate qoftë të moderuara a rrënjësore në përmirësimin e bardhësisë dhe dhëmbë më të shëndritshëm.
Si rrjedh procesi i zbardhjes së dhëmbëve?
Hapi i parë është që të siguroheni që pritjet të jenë realiste.
Pasiqë zbardhjes se dhëmbëve, këtu janë disa hapa se si të kujdeseni për të mbajtur buzëqeshjen tuaj të bardhë.
Rri larg nga ushqimet dhe pijet që të njollosin dhëmbët – kafja, qaji, vera, ëmbëlsirat e forta, boronica dhe sosi i domateve janë ushqime të cilat kanë mundësi të humbin ngjyrën e dhëmbëve të tuaj.
Përdor shkopinjë – kur jeni duke pirë, përdor shkopinjë që mos të shkaktojnë njollosje dhe largimin e zbardhjes.
Ndalo duhanin – pirja e duhanit shkakton humbjen e ngjyrës se bardhë në dhëmbë. Me ndërprerjen e duhanit dhëmbët tuaj do të shkëlqejnë.
Si të kujdeseni për dhëmbët tuaj të ndjeshem pas terapisë për zbardhjen e dhëmbëve
Ndonjëherë pas terapisë për zbardhjen e dhëmbëve, dhëmbët tuaj do të jenë shumë të ndjeshëm. Këtu janë disa këshilla sesi të zvogëloni dhimbjen.
Përdor pastë sensitive – pastat sensitive janë të formuluara me disa përbërës të tilla si nitrat kaliumi që të zvogëloj dhimbjen e dhëmbëve të ndjeshëm.
Përtyp çamçakëz – shkenctarët kanë gjetur se pshtyma formohet edhe nga përtypja e çamçakëzit. Kjo mënyrë mund të i habit njerëzit nga dhimbja.
Largohu nga zbardhimi i dhëmbëve për një kohë – bëni për një kohë pushim dhe mos përdorni produkte për zbardhje.

Çdo ditë e më shumë njerëzit paguajnë para për dhëmbë shkëlqyes dhe më të bardhë. Por a funksionon dhe a është e sigurt zbardhja e dhëmbëve? Këtu mund ti gjeni përgjigjet e pyetjeve të zakonshme që pacientët mund ti kenë.
Çka është zbardhja e dhëmbëve?
Zbardhja e dhëmbëve përfshinë zbardhimin e dhëmbëve tuaj që ata të jenë më të shëndritshëm. Zbardhimi I dhëmbëve nuk do t’u japë atyre një zbardhje briliante, por mund të ndryshojë ngjyrën tuaj të tanishme në shumë nuanca më të bardha.
Kush mund të bëjë zbardhjen e dhëmbëve?
Zbardhja e dhëmbëve është lloj I stomatologjisë që duhet të bëhet vetëm nga ana e dentistit apo ndonjë specialisti tjetër të stomatologjisë, siç është specialisti I higjienës apo terapeuti dental, me rekomandim të dentistit. Disa sallone të bukurisë ofrojnë zbardhje të dhëmbëve, por është ilegale nësë asnjë dentist profesionit nuk është prezent, gjë që mund të krijojë rreziqe për shëndetin tuaj oral.
Çfarë ndodhë gjatë zbardhjes së dhëmbëve tek dentist?
Nëse dëshironi të bëni zbardhje të dhëmbëve duhet të kryeni vizita sistematike tek specialisti I kirurgjisë orale. Dentisti do të ekzaminojë dhëmbët tuaj dhe të konstatojë nëse keni nevojë apo nëse mund ta bëni zbardhjen e dhëmbëve. Dentisti juaj do të ju tregojë nëse zbardhja e dhëmbëve bën për ju. Ka raste kur zbardhja e dhëmbëve nuk është e preferueshme p.sh në rastet kur keni sëmundje të mishit apo kurora.
Çfarë duhet ta pyesni dentistin para se të vazhdoni me zbardhjen e dhëmbëve?
Mos u frikësoni të pyesni dentistin për llojet e tretmaneve të zbardhjes, çfarë rezultate duhet të prisni dhe nëse ka garancion për punën e bërë të paktën për një kohë. Gjithashtu pyesni se cilat rreziqe mund të shfaqen në rastin tuaj, p.sh. rritja e ndjeshmërisë së dhëmbëve. Zbardhja e dhëmbëve nuk është e përhershme. Mund të zgjasë nga disa muaj deri në tre vite, por kjo ndryshon nga personi në person. Në përgjithësi, zbardhja nuk mund të zgjasë më shumë në rast se ju pini duhan, verë të kuqe, çaj apo kafe. Të gjitha këto mund të njollosin dhëmbët tuaj.
Pastrimi I dhëmbëve është mënyra më e lehtë që ti mbani dhëmbët tuaj të shkëlqyer, të bardhë dhe të shëndetshëm. Mirpo, nëse përsëri mendoni që dhëmbëve tuaj u mungon ajo apo se ata duken më të verdhë se sa ishin më parë, atëherë nuk jeni vetëm. Klinika Gjermane e Dhëmbit ofron këshillim solid, trajtim professional dhe buzëqeshje që do të ju bëjë të lumtur. Caktoni një termin sot, për dhëmbë më të bardhë çdo ditë.
