Pastroni dhëmbët më pastë flourid dy herë në ditë nëse nuk i pastroni mirë. Kontribon për mishin e dhëmbit dhe prishjen e dhëmbit. Pastrimi i dhëmbëve ndalon ndërtimin e stemës. Mundohuni të pastroni çdo sipërfaqe në të gjithë dhëmbët tuaj.
Buzëqeshja e bukur ju bënë të ndiheni mirë në shoqëri dhe ju jep një pamje të bukur. Studimet tregojnë se buzëqeshja është një tipar fizik nga e cila shumica e njerëzve fitojnë përshtypjet e para.
Klinika Gjermane ofron shërbime të ndryshme që mundëson të keni një buzëqeshje që mbetet në mendjen e secilit. Disa nga shërbimet janë: Zbardhja e dhëmbëve, faseta porcelani, zirkoni, mbushje dhëmbi me të bardhë.
Një higjienë të mirë orale dhe vizitat e rregullta te dentisti do të ju ndihmojnë të keni dhëmbët dhe mishërat e dhëmbëve të shëndetshëm.
Këtu kemi disa këshilla se si të kujdeseni për dhëmbët tuaj:
Pastroni dhëmbët dy herë në ditë. Koha më e përshtatshmë për të pastruar dhëmbët është pas ushqimit. Zgjidh një brushë me kokë të vogël që të keni mundësi t’i pastroni dhëmbët edhe mbrapa. Brushat e buta janë më të mira për mishërat e dhëmbëve.
Ju keni caktuar një termin te dentisti, por momenti nuk vije aq shpejt sa keni nevojë. Ndërkohë, çfarë mund të ju ndihmojë është shpëlarja e gojës me ujë të ngrohtë, pastrimi i dhëmbëve me pe për t’a hequr ushqimin qe ka mbetur në mes të dhëmbëve ose marrja e ndonjë tablete për të lehtësuar dhimbjen. Nëse vëreni ënjtje ose qelb përreth dhëmbit ose keni ethe, janë shenja që keni probleme më serioze. Prandaj takoni dentistin sa më shpejt të jetë e mundur. Ndoshta keni nevojë për antibiotikët apo keni ndonjë kanal të hapur në rrënjë ku duhet të intervenohet.
Të gjithë e dimë se Coca Cola është e rrezikshme për shëndetin tonë, por prap se prap vazhdojmë të konsumojmë nga dy apo më shumë kanaçe në ditë.
A e dini sa lugë sheqer përmban Coca Cola në kanaçe? Apo çfarë dëmi mund të ju shkaktojë në shëndetin tuaj? Çfarë mund të ju ndodh dhëmbëve tuaj?
Këtu kemi disa të dhëna që do të ju lënë të habitur:
Sheqeri
Një Coca Cola përmban sheqer më shumë se 9 lugë të çajit. Bakteriet të cilat jetojnë në gojën tonë hajnë sheqer, dhe si rezultat prodhojnë acid. Ky acid pastaj fillon të zgjerohet në të gjitha pjesët ku gjendet kolona e bakterieve, duke ju lejuar që bakteriet të lëvizin në zonat e gërryera dhe përfundimisht çon deri te dëmtimi i dhëmbëve. Koha që kalon derisa përfundoni pirjen e lëngut mund të rritë dhe të zvogëlon dëmtimin e dhëmbëve. I duhet vetëm 20 sekonda që bakteria të prodhojë acid por efekti i saj mund të zgjatë 30 minuta.
Acidi
Erozioni dentar është një lloj i prishjes së dhëmbëve që rezulton më nga kontakti i lëngut acidik me dhëmbët tuaj. Pijet e freskta sikur Coca Cola dhe Coca Cola Dietike përmbajnë acidin fosforik, acid i cili përdoret në pastruesit industrial. Erozioni nga acidi fosforik i bën efekt të tërë dhëmbit, ndryshe nga erozioni i lokalizuar që të çon drejt dëmtimit të dhëmbëve. Bashkë me acidin e formuar nga bakteriet, Coca Cola bënë kërcënim të dyfishtë te smalti i dhëmbëve. Simptomat e eriozionit dentar mund të përfshijnë: ndjeshmëri, dhimbje, transparencë, plasaritje etj.
Ngjyra
Ngjyra “Carmel” është përdorur për të i dhënë ngjyrën e kaftë të mbylltë Coca Colës, por zakonisht nuk vendoset për t’i dhënë shije pijes. Ngjyrosja me “Carmel” kontribon në zverdhjen e dhëmbëve tuaj dhe me dobësimin e smaltit të dhëmbëve e bën më të lehtë që dhëmbët tuaj të njollosen. Dhëmbët e verdhë janë të shëmtuar por nuk kanë ndonjë efekt në shëndetin tuaj.
Masa paraprake
Prishja e dhëmbëve mund të parandalohet duke limituar konsumimin e Coca Colës dhe pijëve të tjera të freskta. Këshilla jonë është pijet e feskta t’i pini me shkopinjë për të zvogëluar kontaktin me dhëmbët tuaj. Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet menjëherë pas konsumimit për të ndaluar njollimin dhe për të neutralizuar acidet.
Pasta e bërë në shtëpi mund të paraqesë një sërë avantazhesh të ndryshme nga pasta industriale, më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë për të bërë një pastë të tillë dhe do të ju duhen vetë pakë minuta.Tani çdo njeri është i zënë duke u përgatitur për vitin e ri. Këtu në zyrën tonë të Klinikës Gjermane të Dhëmbit, ne gjithashtu jemi duke i përpunuar listat tona të qëllineve për Vitit e Ri 2016.
Çfarë është në listat tuaja? Më shumë ushtrime? Më shumë kohë për t’u çlodhur? Një hobi tjeter? Çfarëdo që të jetë, ne duam të ju sygjerojme që ju të shtoni më shumë vizita të rregullta për mirëmbajtjen e higjenës tuaj Dentare. Edhe nëse nuk keni shumë pllakaza apo gurëz kur i pastroni dhe kujdeseni vet për dhëmbët tuaj, ju ende mund të keni një sasi të caktuar të bakterieve mbi dhëmbët tuaj. Dhe këto bakterie duhet kontrollohen me rregullsinë për të parandaluar sëmundjet e mishit të dhembeve dhe problemet e tjera shëndetësore. Tani më shumë se kurrë, shkenca është duke zbuluar lidhje të qarta dhe të drejtpërdrejta në mes të shëndetit oral dhe shëndetin të përgjithshëm të trupit.
Këtu kemi mbledhur disa keshilla se si të bëni shëndetin tuaj dentar pjesë e ndryshimit në Vitit e Ri dhe si qëllim tuaj kryesore të keni një buzqeshje të bukur.
- Vazhdoni me pastrim dhe kontrolla të rregullta. Sa më shpesh që shohim dhëmbët tuaj, më shumë jemi në ngjarje dhe do ta kemi më lehtë të kapim probleme si: sëmundjet e mishit të dhëmbëvë, kancerin oral, dëmtim të dhëmbëve, gjakderdhje etj. Sa më shumë që ruani dhëmbët aq më shumë do të ruani para!
- Nëse do të pini shumë verë të kuqe dhe kafe gjatë sezonit të festave, mbani në mend se këto kanë veti të errësojnë dhëmbët. Konsideroni të caktimoni një termin për zbardhje dhe pastrim të dhëmbëve pas pushimit në mënyrë që të ktheheni formën dhe pamjen e duhur.
- Hani vetëm në kohë te caktuar. Pse? Për rreth 20 minuta pasi ju të pini ose hani diçka, sidomos ushqime me sheqer apo bonbon, goja juaj është nën sulm. Nëse provoni të hani meze të lehtë gjatë gjithë ditës, dhëmbët tuaj do të jenë të ekspozuar për të dëmtuar shumë më gjatë se sa duhet të jenë! Mundohuni të ushqeheni çdo herë në të njëjtën kohë dhe përpiquni të zgjidhni gjëra që nuk janë ngjitëse ose të forta.
- Mos harroni se sheqeri mund të ketë efekte shkatërruese në dietën tuaj, dhe nuk është i mirë as për shendetin dentar. Në vend të ushqimeve dhe pijeve me sheqer ose sasi të lartë të karbohidrateteve (të cilat gjithashtu shndërrohen në sheqer dhe bakteret të ushqyeshme), provoni ushqimet me shumë proteina, kalcium, fosfor si dhe arra, pulë dhe djathë. Përfshini frutat dhe perimet në diten tuaj përshkak të përmbajtjes se tyre të ujit dhe vetive pastruese të dhëmbëve.
- Mos u bëni dembel për higjienën ruaj rutinore në shtëpi. Sigurohuni që të lani dhe pastroni dhëmbët me pe dy herë në ditë, ose edhe më shpesh nëse hani me shumë. Dhe mos harroni se shëndeti juaj oral ndikon në shëndetin e tërë-trupor.
Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju lutem telefononi në nr tonë 038 51 88 44 ose na shkruani në [email protected].
Vizitoni Kliniken Gjermane të Dhëmbit. Kontrolla dhe konsullta është pa pagesë. Ne jemi këtu për të ndihmuar miqtë tanë qe te kene shëndet me të mirë dhe buzëqeshje më të bukur në vitin e ri 2016.
Protezat janë zëvendësim për dhëmbët e humbur që mund të vendosen dhe të hiqen nga goja juaj. Edhe pse protezat marrin pak kohë derisa të mësoheni t’i bartni ato, dhe asnjëherë nuk do të ndjehen si dhëmbët tuaj natyral, protezat në kohën e sotme duken shumë natyrale dhe më të rehatshme se kurrë.
Ekzistojnë dy lloje kryesore të protezave: të plota dhe të pjesshme. Dentisti juaj do të j’u ndihmojë të zgjedhni llojin e protezave që është më e mira për ju, bazuar në atë nëse disa apo të gjithë dhëmbët tuaj do të zëvendësohen si dhe çmimin që përfshinë.
Si punojnë protezat?
Me proteza të plota, një bazë mishi e bërë me akrilik vendoset rreth mishit tuaj. Baza e pjesës së epërme të protezave mbulon kulmin e gojës tuaj, ndërsa ajo e protezave të ulta është e gdhendur si një këpucë kali për të akomoduar gjuhën tuaj. Protezat janë të bëra në një laborator dental nga mostrat e marra në gojën tuaj. Dentisti juaj do të përcaktojë cila nga tri llojet e protezave të përshkruara më poshtë do të jetë më e mira për ju.
Protezat e plota konvencionale
Një protezë e plotë konvencionale vendoset në gojën tuaj pasiqë çdo dhëmb i mbetur është larguar dhe indet janë shëruar. Shërimi mund të marrë disa muaj, kohë në të cilën ju jeni pa dhëmbë.
Proteza të plota të menjëhershme
Një protezë e plotë e menjëhershmë vendoset menjëherë pasi që dhëmbët e mbetur janë larguar. (Dentisti juaj merr masat dhe bënë modelet e nofullës tuaj gjatë një vizite paraprake) Përderisa protezat e menjëhershme kanë dobi pasqë nuk mbeteni për asnjë moment pa dhëmbë, ato mund të ndërrojnë vendin disa muaj pasi që të vendosen. Arsyeja është se kocka që e mbështetë dhëmbin ndryshon formën përderisa shërohet, duke shkaktuar lirimin e protezës.
Proteza të pjesshme
Një protezë e pjesshme qëndron në një kornizë metali që ngjitet në dhëmbët tuaj natyral. Disa herë kurorat janë të vendosura në disa nga dhëmbët tuaj natyral dhe shërben si spirale për proteza. Protezat e pjesshme ofrojnë një alternative lëvizëse për urat.
Sa zgjatë derisa të mësohem me protezat e mia?
Protezat e reja mund të bëjnë të ndjeheni çuditshëm apo jo rehat në javët apo muajt e parë. Të flasësh dhe të hani ushqim me proteza kërkon pak praktikë. Një ndjenjë e rëndë apo e lirshme nuk është e pazakontë, përderisa muskujt e faqeve tuaja dhe gjuha mund të mësojnë t’i mbajnë protezat tuaja në vend. Rrjedha e tepërt e pështymës, ndjenja që gjuha nuk ka hapësirë të mjaftueshme, një irritim i vogël apo hidhërimi gjithashtu nuk janë të pazakontë. Nëse përjetoni irritim, vizitoni dentistin tuaj.
Sa zgjasin protezat?
Pas një periudhe kohore, protezat tuaja kanë nevojë të rivendosen, ribëhen apo ribazohen në formën normale. Ribazimi nënkupton të bërit e një baze të re duke e mbajtur protezën ekzistuese në dhëmbë. Gjithashtu, sikurse mosha, goja juaj ndërron natyrshëm gjithashtu. Këto ndryshime shkaktojnë lirimin e protezave, e bëjnë përtypjen të vështirë dhe irriton mishrat. Minimum, ju duhet të vizitoni dentistin çdo vit për kontrolla.
Këtu janë disa këshilla që të kujdeseni për protezat tuaja:
- Kur mbani protezat, qëndroni pranë një peshqiri të palosur apo një lavamani me ujë. Protezat janë delikate dhe mund të thehen nëse j’u bien.
- Mos i leni protezat tuaja të thahen. Vendosni në një pastrues të protezave apo ujë të thjeshtë kur nuk i mbani. Kurrë mos përdorni ujë të ngrohtë, që mund t’i deformojë.
- Pastrimi i protezave me brushë çdo ditë largon depozitat e ushqimit dhe bakterieve, dhe ndihmon në parandalimin e njollosjes së tyre. Një pastrues ultrasonik mund të përdoret që të kujdeseni për protezat tuaja, por nuk mund ta zëvendësojë një pastrim ditor me brushë.
- Pastroni mishrat, gjuhën dhe kulmin e gojës tuaj me brushë çdo mëngjes, me një brushë të butë para se ti vendosni protezat. Kjo e stimulon qarkullimin në inde dhe ndihmon në largimin e bakterieve.
- Vizitoni dentistin tuaj nëse protezat tuaja thehen, priten, plasariten apo bëhen të lirshme. Mos u tundoni t’i rregulloni vetë – kjo mund t’i dëmtojë ato përtej riparimit.







