Category: Këshilla

19/02/2016

zbardhja e dhembeve (2)

Qoftë në formë seancash të shkurtra apo trajtim të zgjatur zbardhja e dhëmbëvë në klinikën tonë dentare funksionon shumë mirë. Fizikisht çdo person i cili aplikon për trajtime zbardhimi sheh rezultate qoftë të moderuara a rrënjësore në përmirësimin e bardhësisë dhe dhëmbë më të shëndritshëm.

Si rrjedh procesi i zbardhjes së dhëmbëve?

Hapi i parë është që të siguroheni që pritjet të jenë realiste.

01/02/2016

 

DhëmbëveJu keni caktuar një termin te dentisti, por  momenti nuk vije aq shpejt sa keni nevojë. Ndërkohë, çfarë mund të ju ndihmojë është shpëlarja e gojës me ujë të ngrohtë, pastrimi i dhëmbëve me pe për t’a hequr ushqimin qe ka mbetur në mes të dhëmbëve ose marrja e ndonjë tablete për të lehtësuar dhimbjen. Nëse vëreni ënjtje ose qelb përreth dhëmbit ose keni ethe, janë shenja që keni probleme më serioze.  Prandaj takoni dentistin sa më shpejt të jetë e mundur. Ndoshta keni nevojë për antibiotikët apo keni ndonjë kanal të hapur në rrënjë ku duhet të intervenohet.

25/01/2016

kujdesi dentar te femijetDhëmbët e fëmijës tuaj janë shumë të rëndësishme. Inkurajimi i higjenës orale nga mosha e herëshme ju ndihmonë fëmijëve tuaj të kenë shëndet të mirë dentar për tër jetën.
Është shumë e rëndësishme që ju të kujdeseni për dhëmbët e tyre dhe pastaj t’i informoni për rëndësin e shëndetit dentar kur ata janë në gjendje të kujdesen për vetën.
Sipas Dentistëve të Klinikës Gjermane vetëm për shkak se dhëmbët e fëmijës janë të qumështit dhe nuk janë të përhershem nuk do të thotë se nuk janë të rëndësishme. Përkundrazi ju duhet të krijoni zakone të shëndetshme për të shmangur prishjen e dhëmbëve të fëmijëve duke ndjekur këto udhëzime.

Posted in Dentisti, Këshilla by admin | Tags: , ,
20/01/2016

zbardhja e dhembeve

Është e rëndësishme që t’i pastrojmë dhëmbët pas ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës. Dhëmbët e pigmentuar apo të diskoloruar janë të zakonshëm tek njerëzit e moshave të ndryshme, dhe kjo vjen si pasojë nga shkaktarët e ndryshëm, siç janë: Kafeja, duhani, çaji dhe disa lloje të medikamenteve. Por, a e keni ditur se edhe veshjet, bizhuteritë dhe ngjyra e trupit tuaj janë ato që theksojnë dhëmbët tuaj.

Në këtë artikull kemi përmbledhur disa këshilla se si të theksoni dhëmbët tuaj të bardhë:

28/12/2015
toothpastePasta e bërë në shtëpi mund të paraqesë një sërë avantazhesh të ndryshme nga pasta industriale, më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë për të bërë një pastë të tillë dhe do të ju duhen vetë pakë minuta.
Çfarë ju duhet:
· Sodë të bukës
· Kripë
· Glicerinë
· Esencë vajore e mentës ose kanelle
· Gotë të plastikës

Posted in Dentisti, Dhëmbët, Këshilla by admin
17/12/2015

dentist ne prishtine

Tani çdo njeri është i zënë duke u përgatitur për vitin e ri. Këtu në zyrën tonë të Klinikës Gjermane të Dhëmbit, ne gjithashtu jemi duke i përpunuar listat tona të qëllineve për Vitit  e Ri 2016.

Çfarë është në listat tuaja? Më shumë ushtrime? Më shumë kohë për t’u çlodhur? Një hobi tjeter? Çfarëdo që të jetë, ne duam të ju sygjerojme që ju të shtoni më shumë vizita të rregullta për mirëmbajtjen e higjenës tuaj Dentare. Edhe nëse nuk keni shumë pllakaza apo gurëz kur i pastroni dhe kujdeseni vet për dhëmbët tuaj, ju ende mund të keni një sasi të caktuar të bakterieve mbi dhëmbët tuaj. Dhe këto bakterie duhet kontrollohen me rregullsinë për të parandaluar sëmundjet e mishit të dhembeve dhe problemet e tjera shëndetësore. Tani më shumë se kurrë, shkenca është duke zbuluar lidhje të qarta dhe të drejtpërdrejta në mes të shëndetit oral dhe shëndetin të përgjithshëm të trupit.

Këtu kemi mbledhur disa keshilla se si të bëni shëndetin tuaj dentar pjesë e ndryshimit në Vitit e Ri dhe si qëllim tuaj kryesore të keni një buzqeshje të bukur.

  • Vazhdoni me pastrim dhe kontrolla të rregullta. Sa më shpesh që shohim dhëmbët tuaj, më shumë jemi në ngjarje dhe do ta kemi më lehtë të kapim probleme si: sëmundjet e mishit të dhëmbëvë, kancerin oral, dëmtim të dhëmbëve, gjakderdhje etj. Sa më shumë që ruani dhëmbët aq më shumë do të ruani para!
  • Nëse do të pini shumë verë të kuqe dhe kafe gjatë sezonit të festave, mbani në mend se këto kanë veti të errësojnë dhëmbët. Konsideroni të caktimoni një termin për zbardhje dhe pastrim të dhëmbëve pas pushimit në mënyrë që të ktheheni formën dhe pamjen e duhur.
  • Hani vetëm në kohë te caktuar. Pse? Për rreth 20 minuta pasi ju të pini ose hani diçka, sidomos ushqime me sheqer apo bonbon, goja juaj është nën sulm. Nëse provoni të hani meze të lehtë gjatë gjithë ditës, dhëmbët tuaj do të jenë të ekspozuar për të dëmtuar shumë më gjatë se sa duhet të jenë! Mundohuni të ushqeheni çdo herë në të njëjtën kohë dhe përpiquni të zgjidhni gjëra që nuk janë ngjitëse ose të forta.
  • Mos harroni se sheqeri mund të ketë efekte shkatërruese në dietën tuaj, dhe nuk është i mirë as për shendetin dentar. Në vend të ushqimeve dhe pijeve me sheqer ose sasi të lartë të karbohidrateteve (të cilat gjithashtu shndërrohen në sheqer dhe bakteret të ushqyeshme), provoni ushqimet me shumë proteina, kalcium, fosfor si dhe arra, pulë dhe djathë. Përfshini frutat dhe perimet në diten tuaj përshkak të përmbajtjes se tyre të ujit dhe vetive pastruese të dhëmbëve.
  • Mos u bëni dembel për higjienën ruaj rutinore në shtëpi. Sigurohuni që të lani dhe pastroni dhëmbët me pe dy herë në ditë, ose edhe më shpesh nëse hani me shumë.  Dhe mos harroni se shëndeti juaj oral ndikon në shëndetin e tërë-trupor.

Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, ju lutem telefononi në nr tonë 038 51 88 44 ose na shkruani në [email protected].

Vizitoni Kliniken Gjermane të Dhëmbit. Kontrolla dhe konsullta është pa pagesë. Ne jemi këtu për të ndihmuar miqtë tanë qe te kene shëndet me të mirë dhe buzëqeshje më të bukur në vitin e ri 2016.

23/11/2015

 

uji.2jpg

Është pa ngjyrë, pa shije dhe nuk ka fjalë për të treguar se sa i mrekullueshëm është: Po flasim për ujin. Çdo verë (dhe me të vërtetë çdo kohë të vitit), është miku juaj më i mië. Këtu i kemi sjellur disa nga gjërat e mrekullueshme që uji bën për ju:

Uji ju mbanë të freskët. Pijeni, spërkatuni me të, derdhni ujë në veten tuaj, gjuajuni në të – nuk ka ndonjë mënyrë të keqe për ta përdorur ujin për freskim dhe ftohje. Uji i ndihmon lëkurës tuaj të duket shumë mirë. Kur jeni të dehidratuar, lëkura juaj mund të jetë më e prirur ndaj rrudhosjes dhe plasaritjes. Uji ndihmon në parandalimin e erës së keqe. Është e vërtetë – një nga arsyet më të zakonshme që e shkaktojnë frymëmarrjen me erë të keqe është dehidrimi. Kur nuk ka pështymë të mjaftueshme në gojën tuaj, bakteriet shfaqen gjë që qon në erë të keqe.

Uji nuk përmbanë kalori! Keni nevojë për pak rifreskim? Sidoqë e pini, të thjeshtë, mineral apo me akull, uji e largon etjen tuaj pa ju dhënë ndonjë kalori shtesë. Uji mund të j’u ndihmojë të pastroni dhëmbët tuaj. Në mes pastrimeve me brushë, uji është një nga mjetet dentale më të përdorura që mund t’a përdorni, ngase i largon ushqimet dhe lëngjet e mbetura që mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Nuk është një zëvendësim për brushën dhe perin, por definitivisht mund të j’u ndihmojë shumë.

Posted in Këshilla by | Tags: ,
20/11/2015

frymemarrja-e-keqe2

 

Era e keqe

Je afruar t’i pëshpëritësh një shokut diçka në vesh dhe mund ta kuptosh nga paraqitja e fytyrës së tij se diçka nuk është në rregull. A mund të jetë frymëmarrja jote? Mbase nuk do duhej të vendosnit më shumë hudhra në hamburgerin tënd gjatë drekës. Çfarë ka të bëjë një fëmijë me erën e keqe?

Lajmi i mirë është që, frymëmarrja e keqe mund t’i ndodhë çdokujt të paktën një herë në jetë. Le t’a mësojmë si mund ta zbulojmë, parandalojmë dhe trajtojmë atë.

Çfarë është ajo erë?

Frymëmarrja e keqe është zakonisht emri për gjendjen mjeksore të njohur si halitosis (thuhet: hal-i-to-sis). Shumë gjëra të ndryshme mund ta shkaktojnë halitosisin – nga mos pastrimi i dhëmbëve në mënyrë të rregulltë deri te gjendje të ndryshme mjeksore. Nganjëhërë frymëmarrja e keqe e dikuj mund të ju shtyjë larg – dhe ai apo ajo mund të mos e kuptojnë që ekziston ky problem. Ekzistojnë taktika (të mira) që mund t’i shfrytëzoni pa pasur nevojë të flisni shumë, për t’i treguar dikuj që ka frymëmarrje të keqe. Mund të ofroni menta apo çamçakëza pa sheqer për ta.

Nëse duhet t’i thoni një shoku/shoqe që ai apo ajo ka një erë të keqe, mund t’i thoni që e kuptoni që ushqimet mund të shkaktojnë erën e keqe sepse e kishe përjetuar edhe ti më parë. Duke i treguar dikuj që era e keqe nuk është diçka e pazakonshme, do t’a bëni të ndihet më rehat dhe më pak në siklet për t’a pranuar çamçakëzin tënd.

Nëse dyshon se mbase frymëmarrja jote mbanë erë të keqe, pyete dikë që do të të japë një përgjigje të sinqertë pa u tallur me ty. (Vetëm mos e pyesni motrën apo vëllaun tuaj – ata mund të ju thonë që frymëmarrja jote kundërmon edhe kur nuk është ashtu!)

Sidoqoftë, çdokush ndonjëherë mbanë erë të keqe në frymëmarrje, dhe nëse keni shumë erë të keqe në frymëmarrjen tuaj, atëherë ju duhet të vizitoni dentistin apo doktorin tuaj.

Çka e shkakton frymëmarrjen e keqe?

Këtu janë disa nga shkaktarët e zakonshëm të erës së keqe:

  1. Ushqimet dhe pijet, siç është hudhra, qepa, djathi, lëngu i portokallit dhe lëngjet e gazuara
  2. Higjiena e dobët orale, që nënkupton mos pastrimi i dhëmbëve me brushë dhe pe rregullisht
  3. Pirja e cigares dhe përdorimi i produkteve të tjera të duhanit

Higjiena e dobët orale çon në frymëmarrje të keqe pasiqë, kur mbetje të ushqimit mbesin në gojën tuaj, ata mund të prishen dhe fillojnë të mbajnë erë. Mbetjet e ushqimit fillojnë të grumbullojnë bakterie, të cilat mund të mbajnë erë gjithashtu.

Nëse nuk i pastroni dhëmbët tuaj me brushë rregullisht, kjo do krijojë pllakëza bakteriale të cilat formohen në dhëmbët tuaj. Pllakëzat janë vend perfekt për bakteriet ku të jetojnë dhe një arsye më shumë që era mund të jetë e tmerrshme.

Parandalimi i erës së keqe të frymëmarrjes

Pra, çfarë duhet të bëjë një fëmijë? Të mos pijë cigare dhe përdorë produkte të duhanit, patjetër. Kujdesuni për gojën tuaj duke i pastruar dhëmbët me brushë të paktën dy herë në ditë dhe me pe një herë në ditë. Pastroni edhe gjuhën tuaj me brushë gjithashtu, sepse bakteria mund të rritet edhe aty. Pastrimi me pe një herë në ditë, ndihmon në largimin e mbetjeve të ushqimit në mes dhëmbëve. Gjithashtu, vizitoni dentistin dy herë në vit për pastrime dhe kontrolla të rregullta.

Jo vetëm që do të merrni një pastrim të mirë por gjithshtu dentisti do të shikojë në gojën tuaj për ndonjë problem potencial, duke përfshirë edhe ato probleme që mund të ndikojnë në frymëmarrje dhe erë. Për shembull, sëmundja e mishit të dhëmbëve, apo e njohur si sëmundja periodontale, që mund të shkaktojë erë të keqe në frymëmarrje dhe të dëmtojë dhëmbët tuaj.

Nëse jeni i shqetësuar për erën e keqe, tregoni doktorit apo dentistit tuaj. Por mos u befasoni nëse dentisti largohet dhe merr një qelbje të madhe. Era është një mënyrë për doktorët t’a kuptojnë ku qëndron problem. Varësisht nga era që lëshon frymëmarrja juaj, mund të jetë një dyshim se çfarë nuk është në rregull. Për shembull, nëse dikush ka diabet të pakontrolluar, frymëmarrja e tij apo e saj mund të kundërmojë si aceton.

Nëse keni frymëmarrje të keqe dhe arsyeja nuk mund të përcaktohet nga dentisti juaj, ai apo ajo mund të ju referojë të shkoni tek një doktor që të siguroheni se asgjë që ka të bëjë me shëndetin tuaj oral është duke e shkaktuar atë. Nganjëherë problemet me sinusët, dhe rrallë herë problemet me mëlçi ose veshkë mund të shkaktojnë erën e keqe.

Zakonisht, ekziston një arsye më pak e komplikueshme për frymëmarrjen e keqe – për shembull, çfarë keni ngrënë për drekë. Kështuqë vazhdoni t’i pastroni dhëmbët me bushë dhe me pe, kështuqë të merrni frymë më lehtë dhe të jeni të liruar nga erërat e kqia.

14/10/2015

kujdesi ndaj dhëmbëve

Shëndeti dhe kujdesi ndaj dhëmbëve

Çelësi për dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje të shëndetshme gjatë jetës tuaj është praktika e higjienës së duhur orale. Edhe të rriturit mund të fitojnë dëmtim të dhëmbëve, gjithashtu edhe sëmundje të mishit të dhëmbëve, që mund të pasojnë me probleme serioze. Kujdesi ndaj dhëmbëve është shumë i rëndësishëm në mbarëvajtjen e shëndetit tonë në përgjithësi, si atij trupor edhe atij mental.

Pse është i rëndësishëm kujdesi ndaj dhëmbëve?

Gjatë jetës tonë, ekzistojnë disa gjëra që janë shumë të rëndesishme për kujdesin ndaj dhëmbëve, gjë që ndikon në shëndetin e trupit tonë në përgjithësi. Keni dëgjuar për moton: “Dhëmbë të shëndoshë, në trup të shëndoshë”. Kjo është qështja. Kujdesi ndaj dhëmbëve është esencial për të pasur shëndet të mirë dhe për të kuptuar më shumë ndiqni hapat në vazhdim që duhet ti praktikoni për shëndetin tuaj oral:

  • Pastroni dy herë në ditë dhëmbët tuaj me pastë nga fluoruri që të largoni pllakëzat bakteriale – një pjesë e ngjitur në dhëmbët tuaj që ndikon më së shumti në prishjen e dhëmbit.
  • Kufizoni përdorimin e sheqerit apo ushqimeve të ngrira, veçanarisht atyre që mbesin të ngjitura në dhëmbët tuaj. Sa më shpesh që merrni këto ushëime në mes ushqimeve kryesore, shanset janë më të mëdha që t’u jepni acide bakterieve që më pas e sulmojnë emalimin e dhëmbit tuaj.
  • Vizitoni dentistin tuaj rregullisht për pastrime dhe kontrolla profesionale

 

Tek kujdesi ndaj dhëmbëve, për çfarë probleme dentale duhet të jeni të vëmendshëm?

Edhe nëse i pastroni dhëmbët rregullisht, mund të ballafaqoheni me probleme të ndryshme të shëndetit oral. Fatmirësisht, ne mund të ju ndihmojmë që ti kuptoni sa më parë dhe në mënyrë të suksesshme këto probleme:

  • Sëmundja e mishit fillon si malcim nullesh (gingivitis), e cila në këtë fazë të hershme është ende e riparueshme. Simptomat e gingivitis-it përfshijnë skuqje, ënjtje apo mishra të ndjeshëm që tentojnë të gjakosin kur i pastroni me brushë. Nëse I vëreni ndonjërën nga këto simptoma, vizitoni dentistin tuaj para se të zhvillohet ndonjë problem më serioz. Fazat e avansuara të sëmundjes së mishit të dhëmbëve mund të shkaktojnë edhe humbjen e tërësishme të dhëmbit.
  • Dëmtimet e dhëmbëve përreth mbushjeve (që ndryshe quhen, prishje të ripërsëritura) dhe prishjet në sipërfaqen e rrënjës së dhëmbit ndodhin më shumë kur fillojmë të plakemi. Kështuqë, është shumë e rëndësishme të pastrojmë dhëmbët me pastë nga fluoruri dhe të vizitojmë dentistin rregullisht.
  • Ndjeshmëria mund të jetë një problem tjetër me kalimin e viteve. Mishrat tuaj natyrshëm fillojnë të tërhiqen me kohë, duke ekspozuar pjesë të dhëmbit që nuk janë të mbrojtura me emalim. Këto pjesë janë pre e dhimbjeve për shkak të ushqimeve dhe pijeve të ngrohta apo të ftohta. Nëse përjetoni ndjeshmëri tek dhëmbët, provoni një pastë dhëmbësh, kundër-ndjeshmërisë. Nëse problemi vazhdon, vizitoni dentistin tuaj, pasiqë ndjeshmëria mund të jetë indikatorë për ndonjë problem tjetër më serioz, siç është dëmtimi i dhëmbëve, plasaritja apo thyerja e dhëmbit.
  • Kurorat përdoren për të forcuar dhëmbët e dëmtuar. Një kurorë mbulon tërësisht dhëmbin e dëmtuar. Përveç se për forcimin e dhëmbit të dëmtuar, kurora përdoret edhe për të përmirësuar dukjen, formën dhe renditjen. Implantet dhe urat përdoren për të zëvendësuar dhëmbët e humbur. Konsultohuni me dentistin nëse ju mund të bëni implante.

 

Si mundet kujdesi ndaj dhëmbëve të ndikojë që ata të duken më të bardhë?

Gjatë pastrimeve tek dentisti, ai do të largojë ngjyrën e padëshirueshme që shkaktohet nga ushqimi dhe duhani. Në ndërkohë, përdorimi i pastës me efekte zbardhjeje gjithashtu mund të ndihmojë në largimin e këtyre sipërfaqeve me ngjyrë të errët. Nëse ngjyra ka qenë prezente për shumë vite, mbase do të keni nevojë për pastrim profesional në mënyrë që ti largoni këto shenja të jashtme.

Ngjyrat e brendshme mund të zbardhohen, lidhen apo mbulohen. Përderisa secila nga këto metoda është e sigurt dhe efektive, dentisti do të ju rekomandojë se cilin trajtim duhet të merrni varësisht nga gjendja e dhëmbëve tuaj dhe rezultati që dëshironi të arrini.

Kujdesi ndaj dhëmbëve kërkon kohë dhe shumë mund që të jetë në nivelin e duhur. Çdo herë që konsumoni ushqime dhe pije që përmbajnë sheqer apo niseshte, bakteriet në pllakëza prodhojnë acid që e sulmon dhëmbin tuaj për 20 minuta ose më shumë. Që të reduktoni dëmtimin në emalimin e dhëmbëve tuaj, kufizoni numrin e ushqimeve të thata dhe pijeve. Dhe kur hani ushqime të thata, zgjedhni ushqimet me kalori me baza ushqyese siç është djathi, jogurti, frutat apo perimet e papërpunuara.

Për këshilla më të detajuara apo konsultim, zbardhja e dhëmbëve dhe kujdesi ndaj dhëmbëve në përgjithësi, vizitoni Klinikën Gjermane të Dhëmbit. Aty ku kujdesi dhe trajtimi profesional nuk do të ju mungojë.

13/10/2015

klinika gjermane 2

Pasta është një substancë e butë, e aplikuar nga një tub mbi dhëmbët, e cila është shumë efektive në pastrimin e tyre. Ajo heq grimcat e ushqimit nga sipërfaqja e dhëmbëve. Fluori përmban brenda pastë dhëmbësh qe ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes si dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve. Pasta e dhëmbëve gjithashtu ofron frymëmarrje të freskët dhe një buzëqeshje të shëndetshme.

Pastrimi i dhëmbëve, fluori dhe pastrimi me pe janë komponentet thelbësore të higjienës dentare. Efikasiteti i tyre mund të rritet më tej me pastrim profesional nga dentisti.

Posted in Dhëmbët, Këshilla by admin